Njerëzit e duan për paratë dhe jo për atë që është? Lori Hoxha përgjigjet kështu

Bota e Yjeve

Njerëzit e duan për paratë dhe jo për atë që është? Lori Hoxha përgjigjet kështu

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:56
Lori Hoxha

Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Lori Hoxha u është përgjigjur disa pyetjeve që i janë drejtuar. Një ndjekës/e e pyeste nëse ndjen ndonjëherë se njerëzit e duan për paratë dhe jo për atë që është.

Lori ktheu një përgjigje të qartë për këtë gjë dhe në fund dha edhe një këshillë për ata që shqetësohen se si i shohin të tjerët.

“Jo, nuk e kam këtë problem. Nëse do ta kisha do të thoshte se unë nuk do ta dija kush jam dhe çfarë mund të arrij, dhe kjo do të ishte e trishtueshme. Sipas besimit tim, ajo që unë kam për të dhënë është shumë herë më e vlefshme se paratë. Por ki parasysh gjithashtu se si njerëzit të shohin nuk është problemi yt”, -u përgjigj Lori.

Image
Postimi i Lori Hoxhës

Lori do të bëhet së shpejti teze për herë të tretë dhe duket shumë e emocionuar nga ky fakt. Madje, Sara ka vënë në dukje se bebushja mund të jetë e shenjës së Peshores, njësoj si tezja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat