“Isha kockë e lëkurë”/ Tea ka një mesazh për vajzat që kanë problem kilogramët e tepërt

Bota e Yjeve

“Isha kockë e lëkurë”/ Tea ka një mesazh për vajzat që kanë problem kilogramët e tepërt

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:19
Tea Trifoni

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Teksa ndan foto e video të ndryshme me ndjekësit e shumtë, ajo herë pas here bën edhe biseda virtuale me ta.

E kështu ka bërë së fundmi. Tea ka bërë një pyetje në “Instastory” dhe fansat i janë përgjigjur menjëherë.

“Kush tjetër e nis ditën me kaq stres?”, pyet Trifoni, teksa një ndjekës i është përgjigjur: “Stres për mua janë kilogramët e tepërt dhe barku obez”.

Për këtë ka reaguar Tea, e cila ka këshilluar personin në fjalë që ta dojë veten ashtu siç është. Sipas saj, edhe nëse ajo do të dobësohet, sërish do ketë stres pasi do kërkojë një trup edhe më perfekt.

Madje ajo ka treguar se një gjë e tillë i ka ndodhur edhe asaj kur është dobësuar.

Image
Tea Trifoni

“Sado moral të të bëj unë, nuk do të ndihesh më mirë dhe nuk ka për të të ikur ky stresi deri në momentin që do vendosësh të duash veten tënde ashtu siç je.

Ti mund ta humbësh atë peshën e tepërt që mendon se ke, mund ta bësh stomakun e sheshtë dhe mund të jesh më e dobët seç ke qenë gjithë jetën tënde, edhe prapë nuk do të pëlqejë vetja.

Nuk do të pëlqejë vetja sepse pastaj do kërkosh të kesh trup më të tonifikuar seç e ke, do duash këmbë më të gjata siç i ke, do duash duar më fine. Prapë nuk do të pëlqejë vetja, deri në momentin që të vendosësh të duash veten ashtu siç je.

Edhe këtë ta them nga eksperienca. Vitin e kaluar, në këtë periudhën prill-maj, kam qenë më e dobët se kurrë. Nuk kisha mish në trup, as gjoks, as vithe, as bark, asgjë, isha kockë e lëkurë. E prapë mendoja se duhej të dukesha më mirë sepse kishte njerëz që më thoshin “Tea je e shëndoshë”.

Image
Tea Trifoni

Ndërkohë mua kishin filluar të më dilnin rrudhat ngaqë isha dobësuar aq shumë. Edhe pastaj vendosa që ti thërrisja mendjes, edhe të kujtoja se para se të filloja të dëgjoja njerëzit që komentonin për mënyrën se si unë dukesha, unë isha shumë e lumtur me veten time. Normalisht që e mira nuk ka fund thoja dhe ka mënyra plot për tu dukur e bukur, por për aq kohë sa je e shëndetshme dhe je e lumtur me veten tënd e do veten tënde.

Nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët. Kështu fillova të haja dhe të shijoja çfarë unë doja të haja.

Duhet të mbash mend se bukuria është subjektive. Ka njerëz që pëlqejnë trupa të mbushur dhe të tjerë trupa të hollë. Mua më pëlqen trupi im i mbushur”, shprehet Tea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat