Bora Zemani bën veprimin e papritur ndaj nënës së Donaldit

Bota e Yjeve

Bora Zemani bën veprimin e papritur ndaj nënës së Donaldit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:05
Bora Zemani

Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani doli me një reagim të revoltuar për të gjitha lajmet që qarkullojnë në media rozë në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Donald Veshaj.

 “Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje!”- kështu shprehej Bora.

Mirëpo pas këtij reagimi, Bora ka bërë një veprim tjetër që konfirmon në këtë mënyrë se marrëdhënia e saj me Donaldin është një kapitull i mbyllur.

Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n. Në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat