Kim Kardashian akuzohet sërish për përdorim të Photoshopit

Bota e Yjeve

Kim Kardashian akuzohet sërish për përdorim të Photoshopit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 06:46
Kim Kardashian

Kim Kardashian është akuzuar edhe një herë se e ka rregulluar trupin e sa në fotografitë e publikuara, në të cilat reklamon markën e saj Skims dhe shumë komentues pohojnë se ajo i ka rafinuar linjat në mënyrë të pasuksesshme.

Kritikat janë adresuar për fotografitë që i ka publikuar në Instagram të dielën mbrëma, së bashku me mbishkrimin: “E diela me Skims-et e mia”.

Në secilin prej tri imazheve, Kim pozon me krahët e ngritur mbi kokë, e veshur me sutjena sportive nga dhe tuta te gjera sportive.

Image
Kim Kardashian

Megjithatë, vëmendjen e tërhoqi barku, sidomos mungesa e dukshme apo pozicioni i çuditshëm i kërthizës.

Fillimisht, të gjitha komentet ishin të fokusuara se sa “mahnitëse” duket ajo, por dikush shumë shpejt vuri re se bukuroshja kishte harruar të shtonte një kërthizë gjatë montimit. Ndërsa të tjerët pohuan se edhe lëkura e saj dukej e çuditshme.

Vërejtjet skeptike vazhduan, me shumëkënd që pretendonte se ylli televiziv po e përdorte sërish në mënyrë të ngathët Photoshopin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat