Theu rregullat e qarkullimit rrugor, policia dënon këngëtarin e njohur

Bota e Yjeve

Theu rregullat e qarkullimit rrugor, policia dënon këngëtarin e njohur

Më: 1 maj 2022 Në ora: 09:23
Butrint Imeri

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri duket se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Artisti ka tejkaluar normat e lejuara në një zonë të banuar në qytet. Butrinti është gjobitur nga policia e Tiranës me 60 mijë lekë.

Fotot e siguruara nga media tregojnë gjobën e këngëtarit dhe makinën të cilën e kishte të veshur me xhama të zinj dhe pa leje.

Image
Vetura e Butrintit
Image
Gjoba

Kujtojmë se Imeri ka publikuar disa ditë më parë në Instastoryn e tij fillimisht foton e një çifti në momente intime. Ndonëse ai nuk e zbuloi fytyrën e asnjërit ka të ngjarë që të jetë thjeshtë një foto e marrë nga Interneti.

Më pas Butrinti ka publikuar foton e Jack dhe Rose pa asnjë koment. Nuk dihet arsyeja se pse Butrinti u bë papritur kaq romantik por në mediat sociale nisën aludimet. Nuk përjashtohen mundësitë që përmes këtyre fotove, Butrinti të jetë duke paralajmëruar këngën e re.

Image
Foto e publikuar nga Butrinti

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat