Bora Zemani shkëlqen në eventin e Valdrin Sahitit

Bota e Yjeve

Bora Zemani shkëlqen në eventin e Valdrin Sahitit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 09:46
Bora Zemani

Kreatori i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptar, Valdrin Sahitit sonte (e hënë) ka organizuar sfilatën e radhës për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve.

Para sfilatës, Sahitit ka ftuar figurat më të njohura të ekraneve shqiptare, artistë e këngëtarë, që të jenë prezent në ngjarjen e tij të modës, të cilët parakaluan në tapetin e kuq me elegancë dhe shumë stil.

Duke mahnitur me paraqitjet e tyre, vajzat e famshme shqiptare kanë shkëlqyer me paraqitjen ndërsa vëmendje të madhe mori edhe prezantuesja e njohur, Bora Zemani e cila gjithashtu ishte e pranishme.

Image
Bora Zemani

Bora u shfaq e veshur me një fustan të gjatë pa mëngë me ngjyrë të verdhë me shkëlqim, ndërsa flokët e gjata i la të lidhura lartë.

Përveç saj në këtë event mori pjesë edhe ish-partneri i saj, aktori Donald Veshaj bashkë me vëllain Romeo.

Image
Bora Zemani

Nuk dihet nëse ish-çifti kanë patur kontakt me njëri-tjetrin, por kjo është paraqitja e tyre e parë publike në një mbrëmje të përbashkët që pas përfundimit të Big Brother VIP, të cilët u bën ndër emrat më të komentuar që nga ajo kohë.

Kujtojmë që aktori u përfshi në një lidhje dashurie me këngëtaren dhe ish-banoren e BB VIP, Beatrix Ramosaj raport ky që nuk kishte jetëgjatësi pasi dyshja u ndan menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme.

Donaldi në anën tjetër ka vazhduar të dërgoi sinjale drejt Borës duke lënë të kuptohet se po bën përpjekje për ta rikthyer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat