Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të famshëm

Bota e Yjeve

Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të famshëm

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:42
Dua Lipa

Dua Lipa ka treguar se nuk njeh limite sa i përket karrierës së saj si këngëtare, por duket se ajo synon edhe Hollivudin. Së fundmi, këngëtarja shqiptare mori një rol në filmin Barbie përballë Margot Robbie.

Dua, e cila do të bëjë debutimin e saj si aktore në thrillerin Argylle, po përgatitet për rolin e saj të radhës, në filmin Barbie që po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Një burim i brendshëm i filmit tha:

“Dua po bën bujë si në muzikë, ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë bëri përshtypje në Argylle dhe u përhapën fjalë rreth Hollivudit se sa e mirë ishte. Tani ajo i është bashkuar kastit të Barbie së bashku me emra të mëdhenj, përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan. Edhe pse Argylle është një film i madh në vetvete, Barbie do të jetë një pjesë e rëndësishme për Duan, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij. Dua po dëshmon se ka shumë më tepër për të dhënë sesa thjesht të qenit një yll popi. Atë e pret një e ardhme emocionuese në filma.”

Filmi ka bërë shumë bujë në media dhe pritet të ketë një sukses të madh.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat