Dasma e Ilir Shaqirit/ Nga ish-banorët e “BBVIP” dhe deri tek personazhet e njohur. Kush mori pjesë në martesën e balerinit

Bota e Yjeve

Dasma e Ilir Shaqirit/ Nga ish-banorët e “BBVIP” dhe deri tek personazhet e njohur. Kush mori pjesë në martesën e balerinit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:20
Iliri dhe Emanuela

Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar ditën e sotme dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit.

Siç e ka treguar dhe më parë balerini ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës teksa janë bekuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj.

Image
Pamje nga dasma e Ilirit dhe Emanuelës

Deri më tani burime për ‘PanoramaPlus’ bëjnë të ditur se pjesë e gëzimit të tyre kanë qenë familjarë të çifit, disa prej ish-banorëve të “BBVIP” si mikesha e tij Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Cuni, Meridian Ramçaj. Gjithashtu dhe disa prej personazheve të njohur si Arbana Osmani dhe partneri i saj, Ermal Mamaqi i cili së bashku me Amin i kanë bërë dekorin e dasmës.

Image
Pamje nga dasma e Ilirit dhe Emanuelës

Aktori i humorit Irgen Cela, Armina Mevlani, Rovena Dilo ishin pjesë e ceremonisë martesore.

Image
Pamje nga dasma e Ilirit dhe Emanuelës

  Fifi, Dj Pm dhe Dagz, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja nuk ishin të pranishëm.

Image
Pamje nga dasma e Ilirit dhe Emanuelës

Mirëpo deri më tani nuk kemi parë asnjë postim nga Sabiani dhe nuk dihet ende nëse këngëtari ka qenë pjesë në ditën më të rëndësishme të mikut të tij.

Image
Pamje nga dasma e Ilirit dhe Emanuelës
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat