Einxhel Shkirës i ndodh e papritura, merr vendimin drastik

Bota e Yjeve

Einxhel Shkirës i ndodh e papritura, merr vendimin drastik

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:32
Einxhel Shkira

Prej ditësh Einxhel dhe Dagz ndodhen në Belek të Turqisë duke shijuar pushimet e para së bashku. Moderatorja është treguar shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit pothuajse çdo moment.

Mirëpo, Einxhelin e ka kapur së fundmi temperatura dhe ajo ia ka lënë fajin “syrit të keq”.

Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto të termometrit duke shkruar: Aaa po vazhduam kështu s’do postoj më.

Einxhel e ka mbushur Instagramin e saj me simbolin që të mbron nga mësyshi.

Ajo e ka vendosur këtë emoji dhe krahas çdo fotoje të publikuar nga pushimet.

Image
Postimi i Einxhelit
Image
Postimi i Einxhelit
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat