Pas dy viteve në “arrati”, Rita Ora dhe partneri i saj marrin vendimin e papritur

Bota e Yjeve

Pas dy viteve në “arrati”, Rita Ora dhe partneri i saj marrin vendimin e papritur

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 09:25
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora është një nga emrat më të njohur në industrinë botërore të muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pas dy vitesh, është rikthyer të jetojë në Britaninë e Madhe. Që pas fejesës, ylli i muzikës dhe partneri i saj, Taika Waititi janë fotografuar teksa po transferoheshin në rezidencën e tyre në Londër. Dyshja dukej shumë sportive, teksa Rita mbnte veshur një krop dhe një palë streçe të zeza, ndërsa Taika një t-shirt të bardhë dhe një xhaketë xhins.

Një kalimtar që i pa ata tha për the Sun: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe mezi ka kaluar kohë atje”.

Image
Rita Ora dhe Taika Waititi

“Por ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin disa të tjera dhe është e qartë se ky do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë”.

“Ata janë një çift shumë shëtitës, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje mjaft e përhershme duke parë sjelljen e tyre”, shtoi burimi.

Image
Rita Ora dhe Taika Waititi

Ju kujtojmë që mediat e huaja raportojnë se Rita dhe i dashuri i saj Taika po planifikojnë një ceremoni martese private, teksa tanimë janë fejuar. Vetë ata nuk kanë pohuar e as mohuar asgjë. Një mik i tyre i tha ‘The Sun’: ‘Ata nuk janë duke bërë një gjë të madhe spektakolare. Ata janë të dashuruar dhe vendosën se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur.’

Image
Rita Ora

Dyshja janë bashkë që nga marsi i vitit 2021, pasi Rita u takua me regjisorin Taika në Australi. Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ata kanë dy vajza: Te Hinekāhu, dhjetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat