Martohet Manuela Arcuri, detajet nga ceremonia përrallore

Bota e Yjeve

Martohet Manuela Arcuri, detajet nga ceremonia përrallore

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 08:21
Manuela Arcuri, pamje nga dasma

Aktorja italiane Manuela Arcuri është martuar. Ajo u kurorëzua më 22 korrik me Giovanni Di Gianfrancesco në Kështjellën Odescalchi në Bracciano, të gjitha detajet e dasmës dhe fotot u zbuluan vetëm dje. Deri më tani në rrjetet sociale kishte dalë vetëm një foto nga dasma e saj.

Në Weekly Chi janë publikuar pamjet e dasmës përrallore të Manuela Arcurit, e cila u shfaq rrezatuese teksa u shoqërua në altar nga babai i saj.

Ajo ishte shprehur se do të kishte një "dasmë princeshe" dhe në fakt ashtu ishte, ajo u martua në një kështjellë. Dasma e parë u festua më 30 prill 2013 në Las Vegas. Manuela dhe bashkëshorti i saj donin një ceremoni sekrete, edhe pse familja ishte në dijeni të idesë së tyre të çmendur.

Momenti më emocionues për Manuelën ishte kur babai i saj hyri në dhomë pasi ajo kishte veshur fustanin e bardhë.

“Kur hyri babai im dhe më tha: sa e bukur je, dukesh si princeshë, u preka. Është momenti më emocionues në jetën e një gruaje që ëndërron martesën”, -rrëfeu ajo për revistën Chi.

Unazat e martesës i solli djali i çiftit, Mattia.

“I mbajta lotët dhe kalova në altar – thotë Manuela, duke kujtuar hyrjen e kishës – Annalisa Minetti këndoi lutjen për të më shoqëruar. Arrita në altar, pashë burrin tim... u qetësova. Pashë dëshmitarët Alberto Tarallo dhe Giovanni Malagò dhe u buzëqesha. Në kohën e betimeve, Mattia mbërriti i shoqëruar nga Hallelujah, kënduar nga Minetti. Në atë moment, Giovani dhe unë u mbytëm në lot”.

Gjatë mbrëmjes, nëna e Manuelës lexoi një letër. Një surprizë e papritur për aktoren e cila filloi të qante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat