Shtatzënë për herë të parë, ministrja e Ramës shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Shtatzënë për herë të parë, ministrja e Ramës shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:20
Kabineti i Ramës

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmi për pritjen e ëmbël u konfirmua disa muaj më parë, ndërsa në seancën e fundit, ministrja u pa me barkun e rrumbullakosur.

Bilali të enjten u pa e veshur me një fustan rozë të gjerë dhe takat. Gjatë muajve të shtatzënisë këngëtarja ka preferuar që të vishet me fustane të gjera për të fshehur barkun e rrumbullakosur.

Image
Edona Bilali

Aktualisht ministrja është në fundin e shtatzënisë dhe me siguri e ka marrë vesh dhe gjininë e bebit, por ne duhet të presim dhe pak për këtë.

Edona Bilali është ndër ministret më të reja në Qeverinë Rama 3. Ajo u katapultua në politikë si drejtuese e PS në Shkodër, për zgjedhjet e 25 prillit, dhe më pas kur socialistët siguruan dhe mandatin e tretë, Edi Rama i besoi Bilalit një post në kabinetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat