Shakira dhe Gerard Pique takohen në Barcelonë

Bota e Yjeve

Shakira dhe Gerard Pique takohen në Barcelonë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:14
Shakira dhe Gerard Pique

Shakira dhe Gerard Pique janë takuar këtë në Barcelonë, (15 shtator) së bashku me avokatët përkatës.

Ylli 45-vjeçar i "Hips Don't Lie" dhe futbollisti 35-vjeçar u ndanë në fillim të kësaj vere pas shumë akuzave për tradhti. Supozohet se takimi i tyre i fundit kishte të bënte me divorcing dhe procedurat rreth tij.

Siç shihet edhe nga fotot, dy ish-bashkëshortët kanë mbërritur dhe kanë dalë veç e veç nga zyra e avokatëve dhe nuk janë fotografuar së bashku. Të dy ishin të veshur casual, Shakira me syze dielli dhe taka. Ajo përshëndeti fansat ndërsa ishte duke dalë nga takimi.

Para ndarjes, Shakira dhe Pique ishin së bashku për 11 vjet. Ata kanë dy fëmijë; djemtë Milan, 9 vjeç, dhe Sasha, 7 vjeç.

Thuhet se Shakira mbeti e tronditur muajin e kaluar, pasi u zbulua se Gerard kishte krijuar tashmë një lidhje të re dashurie me modelen Clara Chia, 23 vjeç, të cilën e shfaqi edhe në publik.

Shakira po përballet edhe me një tjetër betejë ligjore për momentin. Një prokuror spanjoll kërkoi që këngëtarja të dënohej me tetë vjet burg, për shkak të mashtrimit tatimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat