Dua Lipa shihet me miqtë e saj në New York pas raportimeve për romancën e re

Bota e Yjeve

Dua Lipa shihet me miqtë e saj në New York pas raportimeve për romancën e re

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:03
Dua Lipa

Dua Lipa doli për një natë argëtuese në qytet me disa miq të saj, Mark Ronson dhe gruan e tij, Grace Gummer, në New York të premten (30 shtator).

Lidhja miqësore, e cila me sa duket përfshinte një ndalesë për darkë, vjen dy ditë pasi ajo ishte parë në një takim darke me komedianin dhe prezantuesin e “Daily Show” Trevor Noah, shkruan DailyMail.

Lipa, 27 vjeçe, tregoi sensin e saj të modës në një veshje tërësisht të zezë, kur doli e vetme për natën e saj me miqtë në Manhattan.

Ylli i “New Rules” ishte veshur me një trupore që jepte një vështrim të mesit të saj me një hapje me rripa përgjatë barkut.

Image
Dua Lipa

Me rënien e temperaturave dhe shiun në horizont, këngëtarja u mbulua me një pallto të gjerë që i ra pothuajse deri te kyçet e këmbëve të saj ndërsa mbante një çantë të madhe lëkure. Ajo kompletoi dukjen me një palë atlete të zeza, syze dielli.

Të mërkurën, Lipa dhe Noah u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë darkës së tyre komode në restorant xhamajkan.

Ata dukeshin se kishin kimi mes tyre, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të nisnin rrugët e tyre të ndara.

Nata e takimit të tyre vjen pas njoftimit të Noahs se ai po largohet nga shfaqja e tij prej shtatë vitesh “Daily Show”.

Pavarësisht gjithë muhabetit, People raportoi se dyshja po e mbajnë marrëdhënien e tyre platonike, me një burim tha se ata janë ‘thjesht miq’.

Page Six kishte një qëndrim të ndryshëm për darkën e tyre dhe raportoi se lidhja e tyre është në fazat e hershme të takimit, por nuk i quajti ata çift.

Image
Dua Lipa dhe Trevor Nohan

Një tjetër burim zbuloi që ishte ‘padyshim një takim’ dhe se komediani ishte ‘një zotëri’ gjatë gjithë mbrëmjes.

“Ka padyshim interes në të dy anët”, këmbënguli burimi i Page Six.

Romanca e fundit e njohur e Lipës ishte me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç. Ata u ndan në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh si çift.

Noah u takua për herë të fundit me aktoren Minka Kelly, 42 vjeç, por ata shkuan rrugët e tyre majin e kaluar pasi ishin bashkë që nga viti 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat