Në hapat e Kim dhe Kanye, North West vërtetoi në “Javën e Modës” se sa ikonike është në stilin e saj

Bota e Yjeve

Në hapat e Kim dhe Kanye, North West vërtetoi në “Javën e Modës” se sa ikonike është në stilin e saj

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:32
North West

North West frymëzohet dukshëm nga prindërit e saj të famshëm në stio dhe këtë e tregoi edhe në “Javën e Modës”,  ku u shfaq duke vendosur një maskë lëkure në fytyrë ndërsa kthehej në hotelin e saj në Paris.

Nëntë vjeçarja ndodhet në qytetin e dritave me nënën e saj, Kim Kardashian, e cila ka marrë pjesë në “Javën e Modës”.

Nxënësja e klasës së katërt, e cila festoi ditëlindjen e saj në qershor, e mbajti pjesën tjetër të pamjes së saj të thjeshtë, e veshur me një bluzë të zezë “oversize”, pantallona me printe bardh e zi dhe Crocs të trashë.

Image
North West

North po ndiqte hapat e modës së mamasë së saj, e cila ka mbajtur disa herë maska në daljet e fundit dhe jo vetëm.

Ndërsa vizitonte Parisin në korrik, Kim u pa e veshur me një maskë plastike me fustanin e saj të zi Balenciaga.

Themeluesja e Skims u përpoq për herë të parë të vendoste maskë në shtator 2021 kur mbërriti në Nju Jork me një pamje të mbuluar nga koka te këmbët.

Të nesërmen, themeluesja Kim veshi një tjetër maskë teksa po ecte në Met Gala me një fustan krejt të zi.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat