J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me ish-gruan e Ben Affleck, Jennifer Garner

Bota e Yjeve

J.Lo rrëfen si është të bashkëprindërojë me ish-gruan e Ben Affleck, Jennifer Garner

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:41
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë një marrëdhënie të mrekullueshme bashkëprindërore me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

J.Lo tha për "Vogue" në kopertinën e dhjetorit, të publikuar të martën, se burri i saj dhe Garner "punojnë mirë së bashku" ndërsa rritin 16-vjeçaren Violet, Seraphina-n, 13 vjeç dhe Samuel, 10.

Ish-çifti finalizoi divorcin në vitin 2018, ndërsa Affleck u martua me Lopez katër vjet më vonë.

Ndërsa Lopez ka dy fëmijë - binjakët Emme dhe Maximilian, 14 vjeç - me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Përzierja e familjeve të tyre që nga dasma e tyre në korrik "duhet të trajtohet me kaq shumë kujdes", rrëfeu Lopez për revistën.

“Ata kanë shumë ndjenja. Ata janë adoleshentë. Por deri tani po shkon vërtet mirë", -shpjegoi ajo. “Ajo që shpresoj të kultivoj me familjen tonë është që fëmijët e tij të kenë një aleat të ri tek unë dhe fëmijët e mi të kenë një aleat të ri tek ai, dikë që me të vërtetë i do dhe kujdeset për ta, por mund të ketë një këndvështrim tjetër dhe të më ndihmojë të shoh gjërat që unë nuk mund të shoh me fëmijët e mi sepse jam shumë e lidhur emocionalisht,” vazhdoi ajo.

J.Lo dhe Ben Affleck janë bashkë prej prillit të vitit të kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat