Kidës i ndodh e papritura në avion, këngëtarja surprizohet nga…

Bota e Yjeve

Kidës i ndodh e papritura në avion, këngëtarja surprizohet nga…

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 10:24
Kida

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Kida, është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Kida, e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, ka zbuluar së fundmi një surprizë që i është bërë gjatë udhëtimit të saj me avion. Dy pasagjerë të huaj, të cilët duket se ishin fansa të muzikës së Kidës, e kanë njohur këngëtaren në avion dhe me këtë rast i kanë dërguar një letër ku shprehin dashurinë dhe vlerësimi n që kanë për të.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtarja publikuar foton ku tregon letrën që ka marrë:

“Kida, ne e duam muzikën tënde! Është një kënaqësi të të kemi ty në këtë fluturim. Dashuri! Xenis dhe Salih”

Kujtojmë që Kida ka bërë tashmë 10 vite që është pjesë e industrisë së muzikës. Këngëtarja publikoi gjatë asaj kohe një video gjatë momenteve të performancës së saj në koncertin që u organizuar në sheshin “Skënderbej” ku performoi dhe ylli me famë botetore Rita Ora në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022” dhe krahas postimit shkroi:

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, e juaja përgjithmonë #Kida ❤️”.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat