Rita Ora vjen me një paraqitjet plot me stil, thekson vijën e saj të trupit

Bota e Yjeve

Rita Ora vjen me një paraqitjet plot me stil, thekson vijën e saj të trupit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 07:30
Rita Ora

Ajo kurrë nuk ka turp të tregojë figurën e saj trupore në rrjetet sociale.

Dhe Rita Ora festoi fillimin e një jave tjetër të hënën e veshur me një bluzë të vogël gri të thurur me grep, teksa shfaqi linjat e saj trupore për 16.1 milion ndjekësit e saj në Instagram.

32-vjeçarja mahnitëse kishte veshur një fund të çuditshëm në pjesën e poshtme, kombinuar me një palë taka ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Rita shkëlqeu para aparatit fotografi teksa tregonte trupin e saj dhe koleksionin mbresëlënës të tatuazheve.

Ajo e kompletoi pamjen me doreza të zhveshura pa gishta dhe i mbrojti sytë pas një palë syzeve dielli të zeza.

Image
Rita Ora

Rita kishte mbathur një palë këpucë baleti ngjyrë rozë dhe kishte te këmbët një zinxhir të trashë.

Ora i kishte lënë flokët e saj bionde në stilin kaçurrela të lirshme dhe theksoi tiparet e saj me një makijazh të lehtë grimi.

Image
Rita Ora

Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi u raportua se Dua Lipa ka nisur një lidhje të re me ish-të dashurin e saj, Romain Gavras.

Rita ndërkohë tani është e martuar dhe është e lumtur me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat