Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë lidhjen me një puthje në buzë

Bota e Yjeve

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë lidhjen me një puthje në buzë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:19
Avril Lavigne dhe Tyga

Avril Lavigne dhe Tyga kanë konfirmuar romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja e “Sk8er Boi”, 38-vjeçe dhe reperi “Rack City”, 33-vjeç, u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën ‘Mugler&Hunter Schafer’.

Në një moment, artisti u pa duke ia vënë njërën dorë krah qafës dhe duke e kapur në pjesën e poshtme të fytyrës së saj me dorën tjetër.

Image
Avril Lavigne dhe Tyga

Muzikantët dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, gjersa shkëmbenin puthje para shumë njerëzve.

Artistja e “Complicated” u shfaq me një triko të gjerë dhe çizme lëkure të gjata, e po ashtu me një grim më të rëndë.

Image
Avril Lavigne dhe Tyga

Tyga nga ana tjetër u shfaq me stilin e tij, një kostum të gjerë gri, syze dielli e po ashtu mbante një varëse të madhe argjendi me kryq.

Ndërsa Lavigne duket se po shijon ‘Qytetin e Dashurisë’ me të dashurin e saj të ri, kryeqyteti francez ka një lidhje edhe me ish-in e saj të fundit, Mod Sun, pasi u fejuan atje në mars 2022.

Ndarja e ish-çiftit të famshëm ndodhi javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat