Efi me të dashurin arratisen për pushime në Tajlandë

Bota e Yjeve

Efi me të dashurin arratisen për pushime në Tajlandë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:53
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”.

Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik.

Mirëpo në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme po aludohet si i dashuri i saj.

Image
Efi me te dashurin e saj

Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”.

Sakaq pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet po përflitet se shoqërohet nga partneri i saj, sipas Icon Style.

Image
Efi Dhedhes

Nga ana tjetër kujtojmë që Efi u eliminua disa javë më parë nga “Big Brother Vip” pasi Dea e nxorri në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin. Përballë çiftit, ishte ajo e cila u lar gua nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat