Tuna vë në pah linjat e përsosura të trupit

Bota e Yjeve

Tuna vë në pah linjat e përsosura të trupit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:12
Tuna

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është shumë aktive ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh për ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja shkupjane ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Image
Tuna

Ajo është shfaqur mjaft atraktive në këto poza, e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër.

Këngëtarja e hitit “Inati” u kujdes që të vërë në pah linjat e saj të theksuara të trupit, në veçanti barkun e tonifikuar.

Image
Tuna

“Ajo fluturon me krahët e saj”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Tuna përndryshe është rikthyer fuqishëm në muzikë me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat