Tifozja “më seksi” e Kupës së Botës, Ivana Knoll e cila mori vëmendjen në kampionatin e fundit botëror, po rikthehet tani edhe për Euro 2024.
Këtë e la të nënkuptuar vetë tifozja kroate përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, shkruan The Sun.
Knoll, ishte bërë sensacion në Kupën e Botës 2022, kampionati i cili u mbajt në Katar dhe bënte tifo për ekipin e saj të zemrës, Kroacinë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/March/28/auto_001711653365.png)
Pasi tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit, modelja 31-vjeçare u nderua me titullin “tifozja më seksi”.
Tani, bukuroshja do t’u rikthehet stadiumeve në kampionatin evropian Euro 2024.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/March/28/auto_01711653367.png)
Modelja kroate, pa një rritje të popullaritetit në rrjetet sociale, madje mori ftesë për një festë nga Leonardo DiCaprio dhe mori oferta të ndryshme për modë.