Shtatzëna Arabella Chi shfaqi barkun e rrumbullakosur me bikini krem të premten, ndërsa pozoi për disa foto nga pushimet e saj në Dubai.
34 vjeçarja, dukej mrekullueshëm në bikini, të cilat ia vënë në pah nxirjen e shkëlqyeshme, ku e kompletoi pamjen me një këmishë plazhi.
Arabella ishte e pajisur me syze dielli elegant dhe kishte një grim të përsosur ngjyrë bronzi, ndërsa pozonte në një vend luksoze, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.

Kjo vjen pasi Arabella Chi e Love Island e ka përshkruar shtatzëninë e saj si 'ekstra të veçantë' për shkak të betejës së saj të vazhdueshme me një gjendje të pashërueshme.
Ylli televiziv ka sindromën e vezores policistike (PCOS) - një çekuilibër hormonal i përjetshëm i karakterizuar nga ciste ovariane dhe gjakderdhje menstruale të parregullta ose të tepërta.

Arabella njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë në dhjetor me të dashurin e saj, Billy Henty, të cilin e takoi pasi u largua nga Love Island All Stars vitin e kaluar.