Rita Ora na çon në vitet ’80 me stilin e saj plot ngjyra – dhe zbulon trukun për bel perfekt

Bota e Yjeve

Rita Ora na çon në vitet ’80 me stilin e saj plot ngjyra – dhe zbulon trukun për bel perfekt

Nga: M.L. Më: 11 prill 2025 Në ora: 15:53
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u shfaq pothuajse e panjohur e veshur me stilin sportiv të viteve '80, pak para paraqitjes së saj në “The Masked Singer US”, ku ndau edhe sekretin për të pasur bark të tonifikuar.

Këngëtarja e njohur, 34-vjeçare, tërhoqi vëmendjen me veshjen rozë të ndezur për palestër – një reçipet sportiv i shkurtër dhe tuta të ngushta që theksonin format e saj. Në frymën e viteve ’80, Rita rikrijoi stilin ikonik të Whitney Houston-it, duke stiluar flokët e saj kafe të çelur në një permanent plot volum dhe energji.

Rita nuk kurseu as aksesorët – duke kompletuar pamjen e saj “throwback” me llastikë flokësh shumëngjyrësh, unaza prej resine, vathë të mëdhenj rrethorë dhe byzylykë rozë në kyçet e duarve.

Image
Rita Ora

Për t’i shtuar edhe më shumë ngjyrë këtij kombinimi plot karakter, ajo e plotësoi pamjen me një hije rozë të ndezur në sy dhe një xhaketë “bomber” shumëngjyrëshe.

Teksa pozonte me shaka dhe tregonte muskujt para kamerës, këngëtarja u filmua ndërsa i theksonin barkun me një teknikë konturimi duke përdorur makeup – një truk për të krijuar iluzionin e barkut të skalitur.

Image
Rita Ora
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat