Margot Robbie shfaqet me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Bota e Yjeve

Margot Robbie shfaqet me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Më: 27 prill 2025 Në ora: 08:51
Margot Robbie dhe Tom Ackerley

Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj, Tom Ackerley, u panë të premten në aeroportin e Brisbane, të shoqëruar nga djali i tyre gjashtë muajsh.

Ylli i “Barbie”, e lindur në Queensland, u shfaq me një pamje të thjeshtë, e veshur me një bluzë me vija dhe xhinse të gjera, duke reflektuar një stil të rehatshëm pas lindjes.

Aktorja kishte zgjedhur të paraqitej pa grim, me flokët e saj biondë të lëshuar lirshëm dhe një kapelë të zezë për t’u mbrojtur nga dielli.

Image
Margot Robbie

Tom mbante në krahë të voglin e tyre, i cili ishte i mbështjellë me kujdes në një batanije të butë.

Çifti, që mirëpriti fëmijën e tyre të parë në tetor në Los Angeles, dukeshin të qetë dhe të lumtur në rolin e tyre të ri si prindër.

Image
Margot Robbie dhe Tom Ackerley

Burime pranë tyre kanë thënë për People se Margot dhe Tom janë shumë të përkushtuar ndaj familjes dhe po shijojnë në maksimum jetën në shtëpi me të birin.

Margot dhe Tom u takuan në vitin 2013 gjatë xhirimeve të filmit “Suite Française”, dhe u martuan në vitin 2016.

Image
Margot Robbie

Përmes kompanisë së tyre LuckyChap Entertainment, ata kanë bashkëprodhurar disa projekte të suksesshme. Deri tani, çifti nuk ka zbuluar ende emrin e djalit të tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat