Të mërkurën, rrjeti publikoi një video promovuese që u tregon shikuesve çfarë mund të presin nga sezoni i ri i mbushur me drama.
Në fillim të trailerit të sezonit të shtatë, Larsa Pippen zbulon një të fshehtë shqetësuese rreth ish-të dashurit të saj, Marcus Jordan, 34 vjeç, me të cilin ishte në një lidhje nga janari 2023 deri në mars 2024, shkruan dailymail transmeton "Bota sot".
"Po dërgonte mesazhe kërcënuese në fund," i thotë 50-vjeçarja, ish-bashkëshortja e Scottie Pippen, shoqes së kastit Alexia Nepola në një skenë të papublikuar më parë.
Në serial do të rikthehen gjithashtu Guerdy Abraira, Lisa Hochstein, Julia Lemigova, si dhe debutuesja Stephanie Shojaee.
Kiki Barth, Adriana de Moura dhe Marysol Patton do të shfaqen si "mike", të ndara nga kastet kryesore.
Pasi këmbëngulën për ca kohë se ishin "vetëm miq", Larsa dhe Marcus zbuluan marrëdhënien e tyre romantike kur u panë duke u puthur në Miami në fillim të vitit 2023.
Jordan është fëmija i dytë më i madh i legjendës së basketbollit dhe anëtarit të Hall of Fame, Michael Jordan.