Marina zhgënjehet nga ekrani, ja ku u “arratis” moderatorja!

Bota e Yjeve

Marina zhgënjehet nga ekrani, ja ku u “arratis” moderatorja!

Më: 17 maj 2025 Në ora: 14:34
Marina Vjollca

Ky ka qenë një vit shumë i ngjeshur për Marina Vjollcën. Kjo për faktin se moderatorja, brenda një viti ka ndryshuar 2 shtëpi mediatike dhe ka lançuar biznesin e saj. Marina Vjollca ka provuar të bëjë shumë gjëra në ekran, sport, spektakël, histori njerëzore, humor, dhe kudo ka shkëlqyer.

Por pas shumë ndryshimesh që ka pasur në karrierën e saj, moderatorja e sheh sërish veten jashtë nga ekrani. Sezonin e shkuar, ajo u rikthye, duke moderuar në krah të Elvis Naçit, por duket se edhe kjo eksperiencë nuk zgjati shumë për të, pasi u zëvendësua nga Bora Zemani.

Duket se për Marinën, me fillimin e vitit, kanë nisur edhe angazhime tërësisht të tjera, duke u përqendruar në biznes. Moderatorja është fokusuar këto muaj vetëm në biznesin e saj si dhe në familje. Projektet e saj dhe të Luanës, për të pasur një program në televizion dështuan, çfarë duke sjellë edhe lëvizjen e Luanës tek “Ferma VIP”. Por krejt ndryshe është situata për Marinën, që ka mbetur pa një format televiziv.

Image
Marina Vjollca

Në rrjetet sociale, moderatoren e kemi parë shumë të angazhuar me biznesin e saj, duke e parë edhe të udhëtojë shpesh jashtë vendit. Por mes angazhimit si ‘businesswomen’, ajo ka gjetur pak kohë të pushojë. Në rrjetet sociale të sajat, Marina na ka zbuluar se ka nisur pushimet, ku përzgjedhja është një vend tropikal. Në Instagramin e saj, fotot me bikini kanë marrë me miliona pëlqime dhe komente.

Duhet thënë se kohët e fundit, në rrjetet e saj sociale është treguar më bujare me pozat hot. Kujtojmë se për vite me radhë, ajo ka preferuar që të ruajë një imazh më të ftohtë në Instagram, pasi për një kohë të gjatë munguan fotot me bikini, apo pozat provokuese. Por tashmë diçka ka ndryshuar dhe prezantuesja është rikthyer sërish tek pozat provokuese, duke na konfirmuar edhe njëherë se mbetet ndër femrat më sharmante të ekraneve tona. Si një sipërmarrëse, por edhe e distancuar nga ekrani, Marina gjen kohë të shijojë pushimet, por pse jo edhe të ‘qerasë’ me disa foto provokuese nga këto ditë relaksi.

Image
Marina Vjollca

Sa i përket intervistave, ajo ka preferuar që të jetë disi më e distancuar. Megjithatë, sa herë që është prezente në media, flet pa ‘dorashka’ duke zbuluar detaje edhe nga jeta e saj private. Vetëm pak kohë më parë, Marina ceku pak marrëdhënien që ka me partnerin teksa u pyet nga moderatorja nëse ka furtuna mes tyre pasi prej disa kohësh mediat zienin se mes tyre kishte një krizë.

Moderatorja u shpreh se çifti kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre pasi kanë disa vite bashke dhe janë pothuajse karaktere të njëjta por ja kanë dalë t’i zgjidhin.

“Do të gënjeja nëse do të thosha jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona. Jemi natyra shumë të ngjashme, si karaktere”,- tha Marina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat