Meghan Trainor bëri një paraqitje mahnitëse në tapetin e kuq të eventit “Ëango Tango” të iHeartRadio këtë fundjavë.
Ajo shfaqi për herë të parë rezultatet e operacionit të saj të fundit në gjoks.
Këngëtarja 31-vjeçare kishte njoftuar më parë për këtë ndërhyrje përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar se i ishte nënshtruar një procedure për zmadhimin dhe ngritjen e gjoksit, shkruan DailyMail, transmeton “Bota sot”.
Meghan shkëlqeu me një fustan rozë me prerje të theksuara, taka të larta dhe një stilim elegant të flokëve.
Po ashtu, këngëtarja tregoi vetëbesim dhe lumturi, derisa pozoi përpara kamerave dhe më pas doli në skenë për të performuar.