Modelja dhe influencuesja e njohur, Arabella Chi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale pamje të adhurueshme nga java e saj e parë e amësisë.
Në postimin e saj prekës, Arabella publikoi disa fotografi të ëmbla me vajzën e porsalindur, Gigi, duke ndarë emocionet dhe gëzimin e të qenit nënë për herë të parë.
Ajo shkroi se këto ditë të para kanë qenë të mbushura me dashuri të pafund, ndjenja të papërshkrueshme dhe momente të paharrueshme.
Postimi i Arabellës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente përgëzimi nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë të vogëlushes Gigi.