Pas spekulimeve për krizë, Hailey Bieber shfaqet me unazën e martesës në dorë

Bota e Yjeve

Pas spekulimeve për krizë, Hailey Bieber shfaqet me unazën e martesës në dorë

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2025 Në ora: 07:04
Hailey Bieber

Hailey Bieber u shfaq plot shkëlqim gjatë një mbrëmjeje në New York City të shtunën, me unazën e martesës fort të vendosur në gisht.

Modelja 28-vjeçare kishte ngjallur spekulime të premten, kur u pa pa unazën në dorë, mes thashethemeve për probleme në martesën me Justin Bieber.

Por një ditë më pas, Hailey u fotografua sërish me unazën e saj të madhe me diamant, duke i dhënë fund përkohshëm aludimeve për ndarje, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Hailey Bieber

Ky ndryshim ndodhi pas raportimeve për një përplasje mes çiftit gjatë fundjavës së kaluar, në Ditën e Babait, kur Hailey thuhet se e quajti Justin-in një "fëmijë të mallkuar".

Pas rritjes së spekulimeve, veçanërisht pas pamjeve të publikuara nga TMZ ku ajo shihej pa unazë, Hailey u rikthye në qendër të vëmendjes me një dalje solo mbrëmjen e së shtunës në Big Apple.

Image
Hailey Bieber
Image
Hailey Bieber

E veshur me një fustan të shkurtër prej saten jeshil dhe taka elegante, ajo tregoi elegancë dhe vetëbesim, duke theksuar fizikun e saj të tonifikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat