Xheneta Fetahu provokon me poza në bikini në postimin e fundit

Bota e Yjeve

Xheneta Fetahu provokon me poza në bikini në postimin e fundit

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 08:46
Xheneta Fetahu

Modelja dhe influencuesja e njohur shqiptare, Xheneta Fetahu, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe mahnitëse që nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Në një set fotografish të realizuara në një ambient natyror me gjelbërim të dendur, Xheneta u shfaq e veshur me bikini në ngjyrë bezhë me teksturë cowboy, të dekoruara me simbole të sherifit, duke i dhënë pamjes së saj një frymë unike.

Ajo ka shoqëruar postimin me një caption të shkurtër, por goditës: “Fjalët janë të lira, veprat e mia kushtojnë”.

Image
Xheneta Fetahu

Një mesazh që përçon qartazi fuqinë e personalitetit të saj dhe që ka nxitur komente të shumta, si pozitive ashtu edhe provokuese.

Xheneta njihet për stilin e saj të guximshëm dhe pozat që shpesh sfidojnë kufijtë tradicionalë të modës, duke e kthyer atë në një figurë të dallueshme të rrjeteve sociale.

Image
Xheneta Fetahu

Me çdo dalje të saj, ajo jo vetëm që tërheq vëmendje vizuale, por shpreh edhe një qëndrim të fortë ndaj imazhit dhe vetëbesimit femëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat