Modelja britanike Rhian Sugden ka zbuluar ndryshimin e jashtëzakonshëm fizik pas operacionit për zvogëlimin e gjoksit, duke kaluar nga një madhësi kupash 32HH në 32E.
Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale muajin e kaluar dhe së fundmi ka ndarë rezultatet me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në një video përpara operacionit, 38-vjeçarja u shfaq pa sytjena, me një bluzë të bardhë, ndërsa vizatonte formën e gjoksit të saj për të treguar madhësinë aktuale. Pamjet vazhdojnë me të veshur të njëjtën bluzë pas operacionit, duke ilustruar ndryshimin e dukshëm në përmasat e saj trupore, shkruan "Daily Mail", trnasmeton "Bota sot".
Në mbishkrimin e videos, Rhian shkroi:
“Zvogëlim dhe ngritje gjoksi... Para dhe Pas. Nuk mund të isha më e lumtur! Shikoni ndryshimin.”
Për t’u përballur me kritikët që e kundërshtuan vendimin e saj, ajo ndau gjithashtu një selfie provokuese.
Ku shfaqet me një kostum të bardhë prej dantelle, duke theksuar se transformimi i ka rritur vetëbesimin dhe ndjesinë e rehatisë me trupin e saj.