Madison Beer dhe Justin Herbert ndezin thashethemet për një romancë

Bota e Yjeve

Madison Beer dhe Justin Herbert ndezin thashethemet për një romancë

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2025 Në ora: 20:35
Madison Beer

Këngëtarja e njohur Madison Beer dhe quarterback-u i Los Angeles Chargers, Justin Herbert, po bëjnë bujë në rrjet pasi u panë së bashku në një set xhirimi në lagjen ekskluzive Hancock Park në Los Anxhelos.

Sipas burimeve, Madison ishte në një xhirim që zgjati gjithë ditën, kur Herbert mbërriti rreth orës 16:30. Në fotot e publikuara, ajo duket teksa e prezanton Justin me ekipin e saj në set, duke nxitur menjëherë thashethemet për një lidhje të mundshme.

Por takimi nuk mbaroi aty — Madison dhe Justin u larguan më pas së bashku me makinën e tij, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet te fansat. 

Image
Madison Beer dhe Justin Herbert

Në fotot nga vendngjarja, Madison shihet me një fustan nate të bardhë, duke mbajtur një varëse në formë zemre të artë, teksa bisedon me Justin. Në një tjetër pamje, ajo shkëlqen me një korsé të bardhë dhe krahë engjëlli, duke lënë përshtypjen e një tabloje magjike.

Fansat po spekulojnë se çifti mund të jetë në prag të një lidhjeje publike, duke ndjekur hapat e çifteve të tjera të njohura nga bota e muzikës dhe NFL, si Taylor Swift me Travis Kelce dhe Hailee Steinfeld me Josh Allen.

Image
Madison Beer dhe Justin Herbert

As Madison dhe as Justin nuk kanë komentuar publikisht për statusin e marrëdhënies së tyre — por një gjë është e sigurt: të gjithë po flasin për ta!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat