Stella Maxwell shkëlqen me bikini në Greqi, derisa shijon aventurat me quad bike

Bota e Yjeve

Stella Maxwell shkëlqen me bikini në Greqi, derisa shijon aventurat me quad bike

Nga: A.M. Më: 26 gusht 2025 Në ora: 09:15
Stella Maxwell

Modelja e "Victoria’s Secret", Stella Maxwell, bëri që zemrat të rrihnin më shpejt teksa u shfaq me bikini të zeza gjatë eksplorimit të Greqisë me një motor katër-rrotësh (quad).

34-vjeçarja dukej mahnitëse ndërsa tregonte format e saj me një reçipetë bikini trekëndëshe në ngjyrë të zezë, të kombinuar me pantallona të shkurtra bezhë.

Ajo dukej e rrahur nga era në një seri fotosh provokuese të postuara në Instagram, ndërsa pozonte me stil mbi katër-rrotëshin, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Stella Maxwell
Image
Stella Maxwell

Për të kompletuar pamjen e saj verore, Stella kishte zgjedhur një palë syze dielli me stil të frymëzuar nga vitet '90.

Krahas postimit, ajo shkroi: "Sanasa Sanasa".

Image
Stella Maxwell

Stella, e cila identifikohet si seksualisht fluide, është përfolur për një lidhje me futbollistin francez Kylian Mbappé në vitin 2022, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi këto thashetheme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat