Michelle Dockery ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, teksa shfaqi për herë të parë barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq të premierës së Downton Abbey: The Grand Finale, të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës në Leicester Square të Londrës.
Aktorja 43-vjeçare ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, producenti i filmave Jasper Waller-Bridge, 37 vjeç, me të cilin ndanë lajmin e gëzueshëm.
Michelle u shfaq me një fustan balloje në ngjyrë blu të hapur, me supe të zbuluara dhe bust të ngushtë, duke theksuar barkun e saj shtatzënë.
Ajo ka interpretuar personazhin e preferuar nga fansat, Lady Mary Crawley, që nga debutimi i dramës historike në ITV në vitin 2010.
Yjet u mblodhën për të festuar finalen e Downton Abbey, pas 15 viteve të jashtëzakonshme të serialit televiziv dhe tri filmave të realizuar.
Downton Abbey: The Grand Finale, që pritet të publikohet më 12 shtator, është vendosur në vitin 1930, rreth 18 vite pas episodit të parë.