Rita Ora në qendër të polemikave: Pozon si “Shën Mëria”

Bota e Yjeve

Rita Ora në qendër të polemikave: Pozon si “Shën Mëria”

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2025 Në ora: 15:18
Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka ngjallur debate në rrjetet sociale pas një fotosesioni të veçantë në Los Anxhelos. Nën objektivin e fotografit legjendar David LaChapelle, ajo është shfaqur e veshur me petka të bardha të gjata, duke marrë pamjen e ngjashme me figurën e “Shën Mërisë”.

Ora, e njohur për stilin e saj të guximshëm artistik, pozoi me një kurorë të thjeshtë dhe një veshje që ngjante me ikonografinë fetare, ndërsa sfondi i ngjyrave dhe dritave i jepte një dimension surreal fotosesioni.

Ky interpretim artistik është pritur me reagime të përziera: disa e kanë cilësuar si një koncept kreativ dhe sfidues, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për përdorimin e simboleve fetare në një kontekst të tillë.

Image
Rita Ora

David LaChapelle, i njohur për stilin e tij provokues dhe shpesh të lidhur me religjionin dhe artin pop, ka realizuar më herët projekte të ngjashme me yje botërore.

Pavarësisht polemikave, Rita Ora ka arritur sërish të jetë në qendër të vëmendjes, duke dëshmuar se mbetet një nga figurat më të diskutueshme dhe me ndikim në industrinë muzikore dhe të modës.

Image
Rita Ora
Image
Rita Ora
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat