Madonna shfaqet me të dashurin 29-vjeçar në Londër

Bota e Yjeve

Madonna shfaqet me të dashurin 29-vjeçar në Londër

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 16:24
Madonna dhe Akeem Jeffries.

Madonna, 67 vjeçe, tërhoqi vëmendjen gjatë një nate luksoze në Londër, teksa u pa dorë për dore me partnerin e saj 29-vjeçar, Akeem Jeffries.

Ylli i popit kishte veshur një korse të zezë me dantella dhe panele transparente, të kombinuar me një kostum të zi dhe bizhuteri ari.

Çifti u fotografua duke hyrë në klubin ekskluziv Lou Lou’s në Mayfair, të shoqëruar edhe nga stilisti legjendar Tom Ford, 64 vjeç, shkruan DailyMail.

Image
Akeem Jeffries.

Akeem, ish-futbollist kolegji, kishte zgjedhur një kostum me vija dhe syze dielli për natën.

Romanca mes Madonnës dhe Akeemit filloi në vitin 2022, por u konfirmua publikisht në korrik 2024. Pas një ndarjeje të përkohshme në tetor, ata janë bashkuar sërish.

Image
Akeem Jeffries.

Njerëzit në marrëdhëniet më të lumtura flasin rregullisht për këto gjëra, thonë terapistët

Kohët e fundit, Madonna ndezi thashethemet për një fejesë, pasi u shfaq me një unazë diamanti në rrjete sociale.

Në planin profesional, aktorja Julia Garner, 31 vjeçe, ka konfirmuar se do të luajë rolin e Madonnës në filmin biografik që është ende në zhvillim, me vetë këngëtaren në rolin e regjisores dhe skenaristes.

Julia, e njohur nga seriali "Ozark", përmendi "Borderline" dhe "Papa Don’t Preach" si dy nga këngët e saj të preferuara të ikonës së popit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat