William dhe Kate vizitojnë shkollën në Southport

Bota e Yjeve

William dhe Kate vizitojnë shkollën në Southport

Nga: Bota sot Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:21
Princesha Kate Middleton

Princi William dhe Princesha Kate Middleton ishin në Southport të martën për të treguar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për komunitetin pas sulmit tragjik dhe vdekjeprurës që ndodhi vitin e kaluar në një klasë vallëzimi për fëmijë, transmeton "Bota sot".

Çifti mbretëror, Princi dhe Princesha e Uellsit, vizituan shkollën fillore dhe të mesme "Farnborough Road", ku u pritën ngrohtësisht nga mësuesit dhe nxënësit.

Ata gjithashtu zhvilluan një takim privat me familjet e viktimave të sulmit — Bebe King, 6 vjeç, Elsie Dot Stancombe, 7 vjeç dhe Alice Dasilva Aguiar, 9 vjeç — për t’u shprehur ngushëllimet dhe përkrahjen e tyre në këtë kohë të vështirë.

Image
Princi William dhe Princesha Kate Middleton

Vizita kishte për qëllim të tregonte solidaritetin e familjes mbretërore me banorët e Southport.

Po ashtu, theksonte rëndësinë e bashkimit dhe mbështetjes në momentet më të errëta për një komunitet.

Image
Princesha Kate Middleton
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat