Khloe Kardashian 41 vjeç, por në superformë

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian 41 vjeç, por në superformë

Nga: A.M Më: 25 shtator 2025 Në ora: 23:15
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka arritur të mbajë një formë të shkëlqyer fizike – thuhet se është madhësia katër, me një gjatësi prej 1.78 metra – edhe pse ka hyrë në të dyzetat.

Ylli i reality show-t tregoi trupin e saj në veshje sportive të reja nga bashkëpunimi i saj me Fabletics, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Zgjedhja e saj për setin fotografik ishte një reçipet sportiv, geta sportive dhe një xhaketë me zinxhir që i rrëshqiste nga supet e nxira nga dielli.
Veterania e “Kocktails With Khloe” kishte krahë të skalitur, bark me muskuj mbi një stomak të sheshtë, këmbë të holla dhe një të pasme shumë të rrumbullakët e të theksuar, për të cilën është bërë e njohur.

Image
Khloe Kardashian

Në një nga fotot, ajo kontrollohet nga një agjent i sigurisë së aeroportit (TSA) – i cili i ngjan ish-it të saj, Tristan Thompson – teksa kalonte përmes kontrollit.

“Lavender Dreams, koleksioni im i ri me @fabletics është tani i disponueshëm #FableticsxKhloé,” shkroi 41-vjeçarja në përshkrimin e saj në Instagram. Disa yje si Malika Haqq dhe Lauren Sanchez e pëlqyen postimin.

Image
Khloe Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat