Emily Blunt shkëlqen në premierën e filmit të ri

Bota e Yjeve

Emily Blunt shkëlqen në premierën e filmit të ri

Nga: A.M Më: 28 shtator 2025 Në ora: 13:01
Emily Blunt

Emily Blunt u shfaq elegante në shfaqjen premierë të filmit të saj të ri.

Aktorja britanike plot hijeshi, 42 vjeç, kishte veshur një fustan kafe pa shpinë dhe me bisht të gjatë në prezantimin në Londër të filmit The Smashing Machine, i cili bazohet në një histori të vërtetë, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot".

Ajo luan rolin e Dawn Staples, bashkëshortja e luftëtarit të arteve marciale të përziera, Mark Kerr, i interpretuar nga superylli i mundjes, Dwayne “The Rock” Johnson.

Image
Emily Blunt

Filmi u prit me 15 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia në fillim të këtij muaji, çka bëri që Johnson të shpërthente në lot.

Vlerësimet e para për filmin kanë nisur tashmë të parashikojnë çmime për Dwaynen, me zëra për një nominim për Oscar që kanë filluar të qarkullojnë.

Image
Emily Blunt

Për këtë rol të ri, The Rock iu nënshtrua një transformimi të madh për të interpretuar Mark-un.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat