Kate Moss shfaqet elegante në Paris për Javën e Modës, e shoqëruar nga vajza e saj Lila

Bota e Yjeve

Kate Moss shfaqet elegante në Paris për Javën e Modës, e shoqëruar nga vajza e saj Lila

Nga: A.M Më: 29 shtator 2025 Në ora: 14:38
Kate Moss

Kate Moss dukej si gjithmonë elegante teksa u pa të dielën në Paris, e shoqëruar nga vajza e saj, modelja Lila, teksa mbërrinin në hotelin luksoz The Ritz, përpara nisjes së Javës së Modës.

Modelja 51-vjeçare kishte zgjedhur një këmishë transparente me pika dhe një beretë klasike, ndërsa hynte në hotel përkrah Lilës, 23 vjeç.

Ajo e plotësoi veshjen me pantallona të gjata të zeza, një pallto prej suedeje, këpucë me print leopardi dhe një çantë lëkure elegante, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Kate Moss

Ndërkohë, Lila kishte veshur xhinse të gjëra me ngjyrë blu të çelët dhe një xhaketë të zezë bomber prej lëkure, ndërsa ndiqte nënën e saj brenda hotelit.

Aksesorët e saj përfshinin një palë syze të errëta, ndërsa flokët biondë i kishte kapur lart në një model të thjeshtë por modern.

Image
Kate Moss dhe Lila

Java e Modës në Paris zhvillohet nga e hëna, 29 shtator deri të martën, 7 tetor, dhe pritet të mbledhë një numër të madh yjesh dhe personalitetesh në kryeqytetin francez për të ndjekur sfilatat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat