Nicole Scherzinger shfaq figurën e saj me bikini të zeza

Bota e Yjeve

Nicole Scherzinger shfaq figurën e saj me bikini të zeza

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 14:34
Nicole Scherzinger

Këngëtarja dhe ylli i Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, 47 vjeçe, ka treguar format e saj mbresëlënëse duke u argëtuar në det gjatë një udhëtimi në Filipine.

Nicole u shfaq e mahnitshme në një bikini të zezë me vija të bardha, që nxirrte në pah barkun e tonifikuar. Ajo po ashtu veshi syze dielli dhe la flokët të lëshohen lirshëm mbi shpatulla, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj, me prejardhje të përzier havajane, filipineze dhe ukrainase, Nicole shkroi: "Imagjino të kesh gjak që të lidh me një vend kaq magjepsës".

Image
Nicole Scherzinger

Në një tjetër pjesë të klipit ajo shtoi: "Si mund të rri në shtëpi kur bota duket kështu?"

Së fundmi, Nicole ka treguar se synon një karrierë në Hollywood, pas marrjes së çmimit të parë Tony.

Image
Nicole Scherzinger

Në 78-të Ceremoninë Vjetore të Tony Awards në Radio City Music Hall, ajo u emocionua duke pranuar çmimin si Aktorja Kryesore më e Mirë në një Muzikal, për rolin e Norma Desmond, një yll i shuar i Hollywood-it, në Sunset Boulevard, bazuar në filmin noir të vitit 1950 nga Billy Wilder.

Pas shitjes së 55 milionë albumëve me grupin The Pussycat Dolls dhe marrjes së çmimit të Broadway-it, Nicole ka treguar se tani dëshiron të përqendrohet tek filmat dhe muzikalet e filmit.

"Do të doja të bëja filma dhe muzikale filmi. Dua të krijoj shfaqjen time, ka role që dua t’i krijoj vetë," tha ajo për The Sun.
"Nuk e di kurrë nga do të vijë mundësia e papritur e ëndrrës tënde".

Gjatë pranimit të çmimit, ajo tha: "Duke u rritur gjithmonë ndihesha se nuk i përkisja, por ju të gjithë më bëtë të ndihem si pjesë e diçkaje dhe më në fund ndihesha në shtëpi".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat