Rosie Huntington-Whiteley mahnit me stilin e saj në Javën e Modës në Paris

Bota e Yjeve

Rosie Huntington-Whiteley mahnit me stilin e saj në Javën e Modës në Paris

Nga: A.M Më: 7 tetor 2025 Në ora: 08:16
Rosie Huntington-Whiteley

Supermodelja britanike Rosie Huntington-Whiteley u shfaq mjaft elegante dhe me stil tejet të sofistikuar në sfilatën e Chanel Pranverë/Verë 2026, e cila u mbajt të hënën në kuadër të Javës së Modës në Paris.

38-vjeçarja mahniti me një kostum ngjyrë gri, i kombinuar me një xhaketë të prerë me kujdes dhe jakë të ngritur, të zbukuruar me kopsa të zeza elegante.

Veshja e saj u plotësua me pantallona të përshtatura dhe taka të larta prej sateni të zi, që i dhanë një prekje të rafinuar të tërë paraqitjes, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Për ta ruajtur një pamje të thjeshtë, por elegante, Rosie zgjodhi të mos e tepronte me aksesorë – ajo mbante vetëm një palë syze të mëdha dielli me xhama të zinj, duke shtuar një nuancë misterioze dhe klasike në pamjen e saj.

Java e Modës në Paris zgjat nga data 29 shtator deri më 7 tetor, dhe pritet të mbledhë emrat më të mëdhenj të modës dhe showbiz-it ndërkombëtar në kryeqytetin francez. Markat e njohura si Chanel, Louis Vuitton, Givenchy dhe shumë të tjera do të prezantojnë koleksionet e tyre të reja. Ndërkohë, edhe Victoria Beckham do të prezantojë sfilatën e saj shumë të pritur ditën e premte.

Image
Rosie Huntington-Whiteley
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat