Diane Keaton, aktorja e dashur e Hollivudit, ndërron jetë në moshën 79-vjeçare

Bota e Yjeve

Diane Keaton, aktorja e dashur e Hollivudit, ndërron jetë në moshën 79-vjeçare

Nga: Bota sot Më: 11 tetor 2025 Në ora: 21:08
Diane Keaton

Diane Keaton, e njohur dhe e dashur nga publiku për rolet e saj në filma të tillë si "Father of the Bride", "First Wives Club", dhe fituese e çmimit Oscar për rolin në filmin legjendar të vitit 1977 “Annie Hall”, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar revista People, e cila raporton se aktorja ka ndërruar jetë në Kaliforni.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Image
Diane Keaton

Një përfaqësues i familjes ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë, duke theksuar se të afërmit e saj po përjetojnë dhimbje të thellë.

Keaton do të kujtohet jo vetëm për talentin dhe stilin e saj unik, por edhe për ndikimin e madh që pati në kinemanë amerikane për dekada me radhë.

Image
Diane Keaton
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat