Kim Kardashian: “Po e lë jetën e influencueses, dua të bëhem avokate”

Bota e Yjeve

Kim Kardashian: “Po e lë jetën e influencueses, dua të bëhem avokate”

Nga: A.SH Më: 25 tetor 2025 Në ora: 16:24
Kim Kardashian

Ylli amerikan Kim Kardashian ka surprizuar publikun duke zbuluar se planifikon të heqë dorë nga jetesa e saj si influencuese për t’iu përkushtuar plotësisht karrierës ligjore.

Në një intervistë për “The Graham Norton Show”, Kardashian tha se do të jetë zyrtarisht e kualifikuar si avokate për vetëm dy javë.

“Ky ka qenë gjithmonë qëllimi im – të ndihmoj njerëzit përmes ligjit dhe drejtësisë”, u shpreh ajo.

Image
Kim Kardashian

Ky vendim shënon një kthesë të madhe në karrierën e saj, duke ngritur pyetjen: a po vjen fundi i markës “Kim Kardashian” si ikonë e botës së influencës?

Image
Kim Kardashian
Image
Kim Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat