Dove Cameron shfaqet me unazën e fejesës

Bota e Yjeve

Dove Cameron shfaqet me unazën e fejesës

Nga: Bota sot Më: 29 tetor 2025 Në ora: 23:27
Këngëtarja Dove Cameron dhe këngëtari i Måneskin, Damiano David

Duket se këngëtarja Dove Cameron dhe këngëtari i Måneskin, Damiano David, po avancojnë në marrëdhënien e tyre!

TMZ raporton se çifti është fejuar!

Në fotografitë e siguruara nga media, Dove shihet me një unazë të madhe diamanti teksa mbante krahun e Damiano-s në Sydney.

Image
Këngëtarja Dove Cameron dhe këngëtari i Måneskin, Damiano David

Lajmi për fejesën vjen pas festimit të dyvjetorit të tyre më herët këtë muaj.

Ajo shkroi me emocion: “Dy vitet më të bukura të jetës sime. Qaj të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur me ty brenda saj. Të dua në një mënyrë që asnjë fjalë nuk mund ta shprehë, por nuk do të ndalem kurrë së përpjekuri. Buon anniversario amore mio.”

Image
Këngëtarja Dove Cameron dhe këngëtari i Måneskin, Damiano David
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat