Modelja dhe aktorja e njohur britanike, Iris Law, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me disa imazhe të reja mahnitëse. Vajza e aktorit Jude Law dhe aktores Sadie Frost është shfaqur duke shijuar rrezet e diellit përpara festës së ditëlindjes së saj të 25-të.
Në fotot e publikuara, Iris shihet e veshur me bikini të ngushta që vënë në pah linjat e saj të tonifikuara, të kombinuara me një bluzë të tejdukshme plazhi, duke i dhënë pamjes një prekje sensuale, por elegante. Me flokët e lëshuar dhe një grim minimalist, ajo ka shfaqur natyralitetin dhe stilin që e karakterizon.
Ndjekësit kanë vërshuar me komente komplimentuese, duke e quajtur atë “ikona e re e stilit britanik”. Ndërkohë, pritet që Iris të festojë ditëlindjen e saj në një event privat me miqtë e ngushtë dhe partnerin e saj.
Me energjinë dhe sharmin që e dallon, duket se Iris Law është gati të hyjë në një kapitull të ri të karrierës dhe jetës së saj me plot vetëbesim e stil.