Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të re plot elegancë dhe sensualitet. N
ë një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq prej mëndafshi, duke reflektuar finesë dhe energji të fuqishme.
“Mëndafsh, zjarr dhe pak telashe”, ka shkruar artistja, duke shoqëruar pozat joshëse që shpejt kanë marrë reagime të shumta nga fansat e saj. Komplimentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar, teksa ndjekësit e kanë vlerësuar stilin dhe vetëbesimin që ajo transmeton.
Anxhela, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe pamjen gjithmonë të kuruar, vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, si në skenë ashtu edhe në rrjete sociale.