Çifti Gere–Silva mahnit në premierën e dokumentarit të tyre në Madrid

Bota e Yjeve

Çifti Gere–Silva mahnit në premierën e dokumentarit të tyre në Madrid

Nga: M.L. Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 15:58
Alejandra Silva

Richard Gere dhe bashkëshortja e tij mahnitëse, Alejandra Silva, nuk ia ndanin sytë njëri-tjetrit teksa u shfaqën të përqafuar në tapetin e kuq në Madrid të mërkurën.

Aktori i Hollywood-it, 76 vjeç, i cili ka djemtë Alexander, gjashtë vjeç, dhe James, pesë vjeç, me aktivisten spanjolle 42-vjeçare, dukej shumë elegant me një kostum blu të errët.

Me flokët e argjendtë të krehur mbrapa, Richard — i cili është gjithashtu baba i Homerit, 25 vjeç, me ish-bashkëshorten Carey Lowell — kishte veshur një xhaketë të qepur sipas masës mbi një këmishë të bardhë të pastër.

Image
Alejandra Silva dhe Richard Gere

Alejandra dukej shumë glamuroze teksa kishte veshur një fustan të zi deri në fund të këmbëve për eventin.

Ajo kishte kompletuar pamjen me një palë vathë diamanti dhe një byzylyk që përputhej me to.

Çifti dukej i dashuruar kokë e këmbë, teksa Richard e mbante Alejandrën për krahu në disa nga fotografitë e bëra në ELLE Eco Awards, të mbajtur në Konsullatën Italiane.

Richard dhe Alejandra nuk ngopeshin me njëri-tjetrin teksa bënin shaka, ndërsa aktivistja bënte poza duke u afruar pranë telefonit të bashkëshortit të saj.

Image
Alejandra Silva dhe Richard Gere

Çifti i dashuruar ishte në premierën e dokumentarit të tyre të shkurtër What Nobody Wants To See në Madrid, të hënën në mbrëmje.

Filmi i ri, i prodhuar nga çifti që u martua në vitin 2018 dhe u zhvendos në Spanjë më herët këtë vit, synon të nxisë empati për problemin e të pastrehëve.

Richard dukej si zakonisht shumë simpatik në event me një tjetër kostum në ngjyrë blu të errët, ndërsa bashkëshortja e tij dukej thjesht elegante teksa kishte veshur një kostum të zi me jakë prej satenit.

Ajo kishte shtuar pak lartësi me taka me rripa dhe kishte aksesorë një palë vathë diamanti me varëse.

Image
Alejandra Silva dhe Richard Gere

Më herët këtë vit, Richard dha një pamje të rrallë të djemve të tij më të vegjël teksa pozoi për një fotografi të ëmbël së bashku me bashkëshorten.

Ylli i Pretty Woman shihej duke pozuar jashtë me familjen e tij, ndërsa promovonte edhe organizatën jofitimprurëse Open Arms.

Image
Alejandra Silva dhe Richard Gere

 

Richard kishte veshur bluza sportive gri të njëjta me Silvën dhe dy djemtë e tyre — të cilët mbanin shpinën nga kamera për të treguar pjesën e pasme të bluzave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat