Pas ndarjes, Ana de Armas rikthehet më në formë se kurrë

Bota e Yjeve

Pas ndarjes, Ana de Armas rikthehet më në formë se kurrë

Nga: A.M Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 21:52
Ana de Armas

Ana de Armas tregoi linjat e saj të jashtëzakonshme me një veshje sportive të ngushtë, teksa shkoi në palestër pas ndarjes nga Tom Cruise.

Aktorja e “Blonde”, 37 vjeçe, dhe ikona e Hollywood-it, 63 vjeç, janë ndarë së fundmi pasi kuptuan se “kimi nuk ishte më e njëjtë”, raportoi The US Sun.

Megjithatë, Ana u shfaq plot shkëlqim të mërkurën, pasi kishte kryer një seancë stërvitjeje në një palestër në Los Angeles., shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Ana de Armas

Ajo vuri në pah formën e saj mbresëlënëse me një komplet sportiv ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një bustier sportiv dhe legjins të ngushtë, nga marka Women's Best.

Pamja e saj sportive u plotësua me një kapelë të kaltër të errët LA, një palë atlete të zeza vrapimi dhe një shishe uji në ngjyrë krem.

Image
Ana de Armas

Romanca mes Tom-it dhe Anës thuhet se nisi pasi ata “kalonin çdo ditë bashkë” gjatë trajnimeve për skenat e vështira nën ujë për trillerin e tyre Deeper, i cili aktualisht është pezulluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat